Rregullime për privatësinë, historikun e shfletimeve, dhe mekanizimin mos-më-gjurmo

Ky artikull nuk mirëmbahet më, ndaj lënda e tij mund të jetë e vjetruar.

Ky artikull shpjegon rregullimet që janë të mundshme te paneli Privatësi i dritares MundësiParapëlqime të Firefox-it.

Paneli i Privatësisë ju lejon:

  • Të kontrolloni se si e trajton Firefox-i historikun tuaj, i cili përfshin faqet që keni vizituar, kartelat që keni shkarkuar, të dhënat e shtypura në formularë, dhe cookies që ju janë dërguar prej sajtesh.
  • Të kontrolloni se cilët sajte ju dërgojnë cookie dhe të hiqni cookie-t që ju janë dërguar prej sajtesh.
  • Të kontrolloni se si përdoret shtylla e Vendeve për këshillim përputhjesh lidhur me çka shtypni në të. Për më tepër të dhëna, shihni Shtylla e Mahnitshme - Gjeni shfletuesit, historikun dhe skedat tuaj, teksa shtypni te shtylla e kërkimeve.

Fx5Options - Privacy - Win1Fx5Prefs - Privacy - Mac1Fx5Prefs - Privacy - Lin1

Gjurmim

Thuaju sajteve web se nuk dua të më gjurmojnë: Duke i vënë shenjë kësaj kutie do t'u tregohet sajteve web se dëshironi të zgjidhni që të mos gjurmoheni nga reklamuesit dhe palë të tjera të treta. Respektimi i kësaj zgjedhje është vullnetar — sajtet web nuk janë të detyruar ta respektojnë atë.

Privacy Fx21 Win7Privacy Fx21 MacFirefoxPreferences#21 - Lin3

Gjurmim

  • Thuaju sajteve web se nuk dua të më gjurmojnë: Duke i vënë shenjë kësaj kutie do t'u tregohet sajteve web se dëshironi të zgjidhni që të mos gjurmoheni nga reklamuesit dhe palë të tjera të treta. Respektimi i kësaj zgjedhje është vullnetar — sajtet web nuk janë të detyruar ta respektojnë atë.
  • Thuaju sajteve web se dua të më gjurmojnë: Duke i vënë shenjë kësaj kutie do t'u tregohet sajteve web se dëshironi të gjurmoheni nga reklamuesit dhe palë të tjera të treta. Duhet të dini që shumë kompani ndërtojnë një profil të sajteve që ju vizitoni. Duke i vënë shenjë kësaj mundësie, nënkuptohet se pajtoheni më këtë gjë.
  • Mos u thuaj gjë sajteve rreth parapëlqimeve të mia për gjurmimet: Ky është rregullimi parazgjedhjeve. Zgjedhja e kësaj mundësie do të bëjë që sajteve web të mos thuhet gjë rreth parapëlqimeve tuaja mbi gjurmimin. Duhet të keni parasysh që kjo nuk do të thotë ju nuk do të gjurmoheni. Në fakt, efektivisht është e njëjta gjë me mundësinë pararendëse, dhe gjasat janë që do të gjurmoheni.
Për më tepër hollësi, shihni Si ta aktivizoj mekanizmin Mos-më-gjurmo?.

Historik

Rregullimet Firefox-i: kontrollojnë se si i ruan Firefox-i të dhënat rreth shfletimit tuaj web.

Do ta mbajë mend historikun

Kur caktohet që Firefox-i: Do ta mbajë mend historikun:

Klikoni mbi:

Nuk do ta mbajë mend historikun

Kur caktohet që Firefox-i: Nuk do ta mbajë mend historikun:

Përdorimi i Nuk do ta mbajë mend historikun është i njëvlershëm me mbajtjen e Firefox-it gjithmonë nën mënyrën Shfletim Vetjak. Për më tepër të dhëna, shihni Shfletim Vetjak - Shfletoni në web pa ruajtje të dhënash rreth sajteve që vizitoni.

Klikoni mbi pastroni historikun tuaj së fundi që të hapet dritarja Pastroni Historikun Së Fundi, e cila ju lejon të fshini shpejt e shpejt një pjesë ose krejt historikun tuaj. Për më tepër të dhëna, shihni Hiqni të dhëna mbi shfletimin, historik kërkimesh dhe shkarkimet së fundi.

Do të përdorë rregullime vetjake për historikun

Options - Privacy - Win2 Fx13Options - Privacy - Win2 Fx7

Kur caktohet që Firefox-i: Do të përdorë rregullime vetjake për historikun, mundeni të bëni zgjedhje te mundësitë vijuese:

  • Mba mend historikun tim të shfletimit dhe shkarkimeve:
    Në u përzgjedhtë, Firefox-i do të mbajë një listë faqesh që keni vizituar dhe kartelash që keni shkarkuar. Për më tepër të dhëna rreth kartelave të shkarkuara, shihni Gjeni dhe administroni kartelat e shkarkuara.
  • Mba mend historikun tim të shfletimit:
    Në u përzgjedhtë, Firefox-i do të mbajë një listë faqesh që keni vizituar.
  • Mba mend historikun tim të shkarkimeve:
    Në u përzgjedhtë, Firefox-i do të mbajë një listë faqesh që keni shkarkuar, që mund ta shihni te dritarja Shkarkime.

Options - Privacy - Win2 Fx22

Kur caktohet që Firefox-i: Do të përdorë rregullime vetjake për historikun, mundeni të bëni zgjedhje te mundësitë vijuese:

  • Përdor përherë mënyrën e shfletim vetjak:
    Në u përzgjedhtë, Firefox-i nuk do të mbajë mend të dhëna të reja historiku, herës tjetër që do ta nisni. Për më tepër të dhëna, shihni Shfletim Vetjak - Shfletoni rrjetin pa u ruajtur të dhëna rreth sajteve që vizitoni.
  • Mba mend historikun tim të shfletimit dhe shkarkimeve:
    Në u përzgjedhtë, Firefox-i do të mbajë një listë faqesh që keni vizituar dhe kartelash që keni shkarkuar. Për më tepër të dhëna rreth kartelave të shkarkuara, shihni Gjeni dhe administroni kartelat e shkarkuara.
  • Mba mend historik kërkimesh dhe formularësh:
    Në u përzgjedhtë, do të mbahen mend tekstet që shtypni në fusha formularësh dhe te shtylla e kërkimeve, që kështu të mund t'i përdorni këto zëra sërish. Për më tepër të dhëna, shihni Kontroll mbi mundësinë e plotësimit të formularëve vetvetiu nga Firefox-i me të dhënat tuaja.
  • Prano cookie prej sajtesh:
    Në u përzgjedhtë, Firefox-i do të pranojë cookies prej sajtesh. Klikoni mbi butonin Përjashtime… që të caktoni sajtet të cilëve nuk u lejoni të depozitojnë cookies. Për më tepër të dhëna, shihni Bllokojuni sajteve web të depozitojnë në Firefox parapëlqime për sajtin ose lidhur me hyrje në llogari.
    • Prano cookie palësh të treta:
      • Përherë: Firefox-i do të pranojë cookies nga http://site2.com, ndërkohë që ju vizitoni http://site1.com.
      • Prej të Vizituarish: Nëse keni vizituar http://site2.com më parë, Firefox-i do të pranojë cookies prej këtij sajti, kur vizitoni http://site1.com, përndryshe, Firefox-i nuk do t'i pranojë ato.
      • Kurrë: Firefox-i nuk do të pranojë kurrë cookies prej http://site2.com kur vizitoni http://site1.com. Për më tepër të dhëna, shihni Çaktivizoni në Firefox cookie nga palë të treta, për të ndalur disa lloje gjurmimesh nga reklamues.
    • Mbaji:
      • deri sa të skadojnë: Në u përzgjedhtë, Firefox-i do t'u lejojë sajteve që vizitoni të caktojnë sa gjatë do të duhej t'i mbante Firefox-i cookie-t prej tyre.
      • deri sa të mbyll Firefox-in: Në u përzgjedhtë, cookies e Firefox-it tuaj do të fshihen kur e mbyllni Firefox-in.
      • pyetmë çdo herë: Në u përzgjedhtë, Firefox-i do t'ju pyesë për sa kohë ta mbajë një cookie, çdo herë që provohet të depozitohet një e tillë.

        Klikoni mbi Shfaqni Cookies… që të shfaqet dritarja Cookies. Për më tepër të dhëna mbi dritaren Cookies, shihni Fshini cookie-t që të hiqni të dhënat që sajtet web kanë depozituar në kompjuterin tuaj.
  • Pastroje historikun kur mbyllet Firefox-i:
    Disa nga të dhënat e ruajtura do të fshihen, kur ta mbyllni Firefox-in. Klikoni Rregullime… që të caktoni cilat të dhëna të fshihen.

Shtyllë Vendesh

  • Kur përdoret shtylla e vendeve, këshillo:
    Shtylla e Vendeve është shtylla horizontale që shfaq adresën e një sajti web (URL-në). Kur shtypni diçka në shtyllën e Vendeve, Firefox-i mund të shfaqë përfundime që përputhen me çka shtypni:
    • Historik dhe Faqerojtësa: Në u përzgjedhtë, shtylla e Vendeve do të shfaqë përfundime prej listës së sajte që keni vizituar dhe faqeve që keni faqeruajtur.
    • Historik: Në u përzgjedhtë, shtylla e Vendeve do të shfaqë përfundime prej listës së sajteve që keni vizituar. Sajte që keni faqeruajtur, por që nuk i keni vizituar, nuk do të shfaqen.
    • Faqerojtësa: Në u përzgjedhtë, shtylla e Vendeve do të shfaqë përfundime prej listës së faqeve që keni faqeruajtur.
    • Asgjë: Në u përzgjedhtë, shtylla e Vendeve nuk do të shfaqë përfundime që përputhen me çka shtypni.

 

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër