Rikthim të dhënash të rëndësishme të një profili të vjetër

Një profil Firefox-i ruan krejt të dhënat tuaja të rëndësishme, të tilla si faqerojtësit tuaj, historikun, cookie-t, dhe fjalëkalimet. Ky artikull shpjegon se si të kopjohen kartelat te një profil i ri, radhit kartelat e rëndësishme të profilit dhe përshkruan se cilat të dhëna gjenden të depozituara në këto kartela.

Nëse keni ndonjë problem me Firefox-in, ngandonjëherë, më mirë se sa të provohet të gjendet dhe ndreqet shkaku i saktë i problemit, është më e lehtë të krijohet një profil i ri i Firefox-it dhe të kopjohen në të të dhënat më të rëndësishme. Krijimi i një profili të ri Firefox-i, e mandej kopjimi në të i disa kartelave ju jep një fillim të ri, dhe pa humbur të dhënat tuaja të rëndësishme personale.

Shënim: Ngaqë parapëlqimet dhe zgjerimet tuaja janë shpesh shkaku i problemeve, ky artikull nuk shpjegon se si të kopjohen këto nga një profil në tjetrin. Ndaj, nëse ndiqni hapat në këtë artikull, do t'ju duhet të riinstaloni zgjerimet tuaja dhe të riformësoni parapëlqimet për Firefox-in tuaj paskëtaj.


Kopjeruani profilin tuaj të tanishëm

Përpara se të filloni, këshillohet të bëni një kopjeruajtje të plotë të profilit tuaj ekzistues të Firefox-it, për rastin kur diçka mund të vejë ters. Se si ta bëni këtë, ju lutem lexoni Kopjeruajtje e të dhënave tuaja.


Krijoni një profil të ri Firefox-i

Për të dhëna se si të krijohet një profil fringo për Firefox-in, ju lutem, lexoni artikullin Administrim profilesh, duke bërë kujdes të veçantë te ndarja Krijim profilesh.


Kopjim kartelash mes dosjesh profilesh

Shënim: Firefox-i duhet mbyllur, ndërkohë që kopjohen kartela nga një profil në tjetrin.
  1. Hapni dosjen e profilit tuaj:

    Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox, kaloni te menuja NdihmëTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë NdihmëNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Ndihmë dhe përzgjidhni Të Dhëna Diagnostikimi. Do të hapet skeda e Të Dhënave të Diagnostikimit.Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu, klikoni mbi Help-29 dhe përzgjidhni Të Dhëna Diagnostikimi. Do të hapet skeda e Të Dhënave të Diagnostikimit.

  2. Te ndarja Baza Zbatimi, klikoni mbi Shfaq DosjenShfaqe në FinderHap Dosjen Që e Përmban. Do të hapet një dritare me kartelatdosjen.
  3. Shënim: Nëse nuk jeni në gjendje të hapni ose të përdorni Fire​fox-in, ndiqni udhëzimet te Ku ta gjeni profilin tuaj pa e hapur Firefox-in.

  4. Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox dhe mandej përzgjidhni DilniNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni DilniTe shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Firefox dhe përzgjidhni Dilni nga Firefox-iNë krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Kartelë dhe mandej përzgjidhni Dilni

    Klikoni mbi butonin e menusë New Fx Menu dhe mandej klikoni DilniDilni Close 29

  5. DjathtasklikoniMbani të shtypur tastinCtrl ndërkohë që klikoni mbi një kartelë që dëshironi ta kopjoni dhe zgjidhni Kopjoje.
  6. Hapni dosjen e profilit të ri për Firefox-in.
  7. DjathtasklikoniMbani të shtypur tastinCtrl ndërkohë që klikoni brenda dosjes së profilit dhe zgjidhni Ngjite Objektin.

Përsëritini hapat 2-5 për çdo kartelë që doni të shpërngulni te dosja e profilit tuaj të ri.

Gjatë kopjimit të të dhënave tuaja vetjake nga një profil i vjetër Firefox-i në një profil të ri Firefox-i, mundet që të kopjoni edhe kartelën që pat shkaktuar problemin që po provoni ta hiqni qafe! Sa më shumë kartela që kopjoni, aq më e madhe mundësia që kjo të ndodhë. ndaj është e këshillueshme që:

  • Të kopjoni vetëm sa më pak kartela të jetë e mundur, ato që përmbajnë të dhënat tuaja më të rëndësishme, pa të cilat nuk rroni dot.
  • Të kopjoni pak kartela në herë dhe mandej, pas çdo here, të kontrolloni që problemi që po përpiqeni ta hiqni qafe nuk është rikthyer.


Të dhënat tuaja të rëndësishme dhe kartelat përkatëse

Faqerojtësit dhe Historiku i Shfletimit

  • places.sqlite

Kjo kartelë përmban krejt faqerojtësit tuaj në Firefox dhe listën e site-eve web që keni vizituar më parë. Për më tepër të dhëna, shihni Faqerojtës.

Fjalëkalimet

Fjalëkalimet tuaj gjenden të ruajtur në dy kartela të ndryshme, dhe që të dyja janë të domosdoshme:

  • key3.db - Kjo kartelë përmban bazën e të dhënave për fjalëkalimet tuaja. Për të shpërngulur fjalëkalimet e ruajtur, duhet ta kopjoni këtë kartelë bashkë me kartelën vijuese.
  • signons.sqlite - Fjalëkalime të ruajtur.

Për më tepër të dhënam shihni Mbajtja mend e fjalëkalimeve.

Parapëlqime site-sh të dhënë

  • permissions.sqlite

Kjo kartelë ruan shumë nga lejet tuaja nën Firefox, të cilat janë caktuar mbi bazë site-sh. Për shembull, këtu depozitohen cilëve site-e u lejohet, ose u ndalohet, të depozitojnë cookies, të instalojnë zgjerime, të shfaqin figura, të shfaqin flluska, etj.

Motorë kërkimesh

  • search.sqlite
  • \searchplugins\ dosje

Nëse keni instaluar motorë kërkimi ekstra, ata do t'i gjeni te dosja \searchplugins\. Kartela search.sqlite ruan rendin sipas të cilit motorët e kërkimit shfaqen te Firefox-i. Për më tepër të dhëna, shihni Shtyllë kërkimesh.

Fjalor personal

  • persdict.dat

Kjo kartelë ruan çfarëdo fjalësh që keni shtuar te fjalori i Firefox-it. Nëse nuk keni shtuar kurrë ndonjë fjalë te fjalori i Firefox-it, nuk do të gjeni një kartelë të tillë. Për më tepër të dhëna, shihni Përdorimi i kontrollit të drejtshkrimit.

Historik vetëplotësimesh

  • formhistory.sqlite

Në këtë kartelë janë regjistruar çfarë keni kërkuar përmes shtyllës së kërkimive në Firefox dhe çfarë të dhënash keni dhënë në formularë site-esh web. Për më tepër të dhëna, shihni Vetëplotësim formularësh.

  • cookies.sqlite

Cookie-t përdoren nga site-et web për një numër arsyesh, në të cilat përfshihen mbajtja juaj si "i futur" në një site web te i cili keni bërë hyrjen më parë, mbajtjen mend të çfarëdo parapëlqimi që një site web ju ka lejuar ta rregulloni, mirëfilltësimin tuaj si një person që e ka vizituar një site të dhënë më parë, etj. Për më tepër të dhëna, shihni Cookie-t - Të dhëna që sajtet depozitojnë në kompjuterin tuaj.

Rregullime dëshmish sigurie

  • cert8.db

Në këtë kartelë depozitohen krejt rregullimet tuaja për dëshmi sigurie dhe çfarëdo dëshmie SSL që keni importuar te Firefox-i.

Veprime shkarkimesh

  • mimeTypes.rdf

Në këtë kartelë ruhen parapëlqimet tuaja lidhur me atë çka bën Firefox-i kur ndesh lloje të njohur kartelash. Për më tepër të dhëna, shihni Administrim llojesh kartelash.

Stile përdoruesi

  • \chrome\userChrome.css
  • \chrome\userContent.css

Nëse ekzistojnë, këto dy kartela ruajnë ndryshime të bëra nga përdoruesi te mënyra se si duket Firefox-i, ose se si duken apo sillen disa site web ose elementë html. Shumica e përdoruesve nuk i kanë këto kartela. Këto dy kartela mund t'i keni te dosja \chrome\ me emrat userChrome-example.css dhe userContent-example.css, por që të dyja mund të lihen pa problem jashtë vëmendjes.




Bazuar në të dhëna nga Transferring data to a new profile - Firefox (mozillaZine KB)

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër