Si t'i rikthej skedat e mia të herës së fundit?

Doni të vizitoni faqet që kishit të hapura herën e fundit kur vizituat Firefox-in? Ja disa rrugë të lehta se si ta bëni këtë.

Rimerrni sesionin e mëparshëm prej faqes hyrëse parazgjedhje

Nëse kur mbyllët Firefox-in, patët skeda dhe dritare të hapura, faqja parazgjedhje Nisni Firefox-in do të përmbajë një buton Riktheni Sesionin e Mëparshëm. Që të riktheni skedat dhe dritaret tuaja, thjesht klikoni mbi të. Session Restore - Home - WinSession Restore - Home - MacSession Restore - Home - Lin

Shënim: Nëse si faqe hyrëse keni caktuar faqe tjetër nga faqja hyrëse parazgjedhje e Firefox-it, mundeni të rimerrni faqen hyrëse parazgjedhje.

Rimerrni sesionin e mëparshëm prej menusë së historikut

Ja se si të riktheni skedat dhe dritaret tuaja të një sesioni të mëparshëm, nëse nuk përdorni faqen hyrëse parazgjedhje të Firefox-it:

  • Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi butonin Firefox, shkoni te Historik dhe përzgjidhni Riktheni Sesionin e Mëparshëm.Te shtylla e menuve, klikoni mbi menunë Historik dhe përzgjidhni Riktheni Sesionin e Mëparshëm.Në krye të dritares së Firefox-it, klikoni mbi menunë Historik dhe përzgjidhni Riktheni Sesionin e Mëparshëm.Restore Previous Session - Win2
  • Klikoni mbi butonin e menusë Figura "new fx menu" nuk ekziston. në anën e djathtë të panelit tuaj. Përzgjidhni Historik që të zgjeroni listën hapmbyll dhe përzgjidhni Riktheni Sesionin e Mëparshëm.

Riktheni sesionin e mëparshëm çdo herë që hapni Firefox-in

Për udhëzime mbi rregullimin e Firefox-it që të shfaqë përherë dritaret dhe skedat tuaj prej herës së fundit kur e hapët, shihni Formësim rikthimi sesioni.

 

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër