Firefox Hello - biseda në linjë, me video dhe zë

Ky artikull nuk mirëmbahet më, ndaj lënda e tij mund të jetë e vjetruar.

Ju lutemi, për veçoritë më të reja dhe përditësimet e sigurisë përditësoni versionin tuaj të Firefox-it.

Firefox Hello-ja ju lejon të bëni thirrje falas me video dhe zë drejt e nga shfletuesi juaj. Për të bërë thirrje me shokë që kanë shfletues të cilët mbulojnë WebRTC-në, të tillë si Firefox-i, Chrome, ose Opera, gjithë ç’ju duhet është një mikrofon, një kamerë web (opsionale), dhe versioni më i ri i Firefox-it.

Ftoni dikë për bisedë

  1. Klikoni mbi butonin Hello hello button.
    Ndihmëz: Kalojeni butonin Hello te paneli juaj. Për më tepër të dhëna shihni Ku gjendet butoni Firefox Hello?
  2. Klikoni butonin Email që t’ia dërgoni lidhjen një shoku përmes aplikacionit tuaj parazgjedhje për email, ose klikoni Kopjoje dhe hidheni lidhjen te ndonjë aplikacion tjetër shkëmbimi mesazhesh.
  3. Kur shokët tuaj klikojnë mbi lidhjen për të filluar thirrjen, te shfletuesi juaj do të shfaqet një njoftim:
    call notification 35
  4. Klikoni mbi butonin answer 35 që të pranoni bisedën. Zgjidhni mundësinë për kamerë video, nëse dëshironi të bëni një bisedë video, ose mundësinë mikrofon, për një thirrje vetëm me zë.
  5. Përdorni kontrollet e privatësisë webrtc privacy për të mbyllur mikrofonin ose kamerës tuaj, sipas nevojës.
  6. Për të përfunduar thirrjen, klikoni mbi call end.

Filloni një bisedë

  1. Klikoni mbi butonin Hello hello button.
    (Ndihmëz: Kalojeni butonin Hello te paneli juaj. Për më tepër të dhëna, shihni Ku është butoni Firefox Hello?).
  2. Klikoni mbi Filloni një bisedë.
    hello start convo
  3. Klikoni butonin e kopjimit në krah të lidhjes së bisedës dhe përdorni programin tuaj të parapëlqyer për email ose mesazhe që t’ia dërgoni lidhjen partnerit tuaj në bisedë.
    copy rooms link
    • Ndihmëz: I vini një emër bisedës duke klikuar te vetë lidhje dhe duke krijuar një emër për të, kur t’ju kërkohet.
  4. Kur në bisedë vjen një shok i juaji, butoni Hello do të bëhet blu hello button active, i shoqëruar me një shënim përkatës. Pika blu te lista juaj do t’ju tregojë se cila bisedë është ajo aktive.
    call active hello
  5. Që të përfundoni thirrjen, klikoni mbi hello hang up 35.
    hang up hello
    • Biseda do të mbetet në listën tuaj për përdorim në të ardhmen. Mund ta fshihni duke klikuar mbi ikonën e hedhurinave në krah të bisedës.
    hello delete

Hyni në bisedë

Morët një ftesë? Hyrja në një bisedë është e lehtë! Thjesht klikoni mbi lidhjen te ftesa dhe klikoni butonin te faqja, që të hyni në bisedë.

Për më tepër të dhëna, shihni Përgjigjiuni një Ftese Firefox Hello.

Lista kontaktesh dhe thirrje të drejtpërdrejta

Edhe pse për të përdorur Firefox Hello-në nuk keni nevojë për ndonjë llogari, një llogari Firefox Account do t’ju lejojë të shtoni, administroni dhe bëni thirrje për kontaktet tuaja drejt e me një klikim.

Për më tepër të dhëna, shihni Përdorni listën tuaj të kontakte për të bërë thirrje me Firefox Hello.

Kontrolloni njoftimet tuaja

Nëse nuk jeni i ngeshëm për t’iu përgjigjur një thirrjeje, klikoni mbi menunë e gjendjeve në fund të dritares dhe caktojeni si Mos Më Shqetësoni, që të ndalen krejt noftimet për thirrje.

webrtc status 35hello status 35

Privatësi dhe Kushte Përdorimi

Për ta njohur më nga afër Firefox Hello-në, vizitoni faqet vijuese:

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër