Emrat e përdoruesit dhe fjalëkalimet nuk ruhen

Ky artikull mund të jetë i vjetruar.

Te artikulli në Anglisht, te i cili ky bazohet, është bërë një ndryshim i rëndësishëm. Deri kur kjo faqe të përditësohet, mund të jetë e dobishme kjo këtu: Usernames and passwords are not saved

Firefox-i përmban një Përgjegjës Fjalëkalimesh që mund të ruajë fjalëkalimet që përdorni për hyrje në sajte. Ky artikull përshkruan pse mund të mos jenë ruajtur fjalëkalimet tuaja.

Rregullime mbi Përgjegjësin e Fjalëkalimeve

Si parazgjedhje, Firefox-i do t’i mbajë mend fjalëkalimet. Këtë veçori mund ta keni çaktivizuar, ose t’i keni treguar Firefox të mos i mbajë mend kurrë fjalëkalimet për një sajt të dhënë.

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime. .
  2. Përzgjidhni panelin Siguri.
  3. Nëse nuk ka shenjë, i vini shenjë mundësisë Mbaji mend fjalëkalimet për sajtet.
  4. Në të djathtë të Mbaji mend fjalëkalimet për sajtet, klikoni mbi butonin Përjashtime…
  5. Sigurohuni që sajte te i cili po provoni të hyni, nuk gjendet në listë.
    • Nëse gjendet, përzgjidheni dhe klikoni mbi Hiqe.
  6. Klikoni mbi MbylleMbylleni dritaren Përjashtime.
  7. Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu. .

Tani që e keni formësuar Firefox-in t’i mbajë mend fjalëkalimet, provoni të hyni sërish te sajti.

Shfletim Privat

Nëse përdorni veçorinë e Shfletimit Privat te Firefox-i, nuk do të plotësohen fjalëkalime vetvetiu gjatë sesionit tuaj të Shfletimit Privatte dritarja juaj e Shfletimit Privat ose kur jeni nën mënyrën Shfletim Privat i përhershëm, dhe as nuk do të ruhen fjalëkalime të rinj. Shihni që të mos jeni nën mënyrën Shfletim Privat sessionwindow:

  • Sigurohuni që në krye të dritares së Firefox-it nuk thuhet (Shfletim Privat). Nëse thuhet, përfundojeni sesionin e Shfletimit Privat, duke klikuar mbi menunë Mjete dhe duke përzgjedhur Ndale Shfletimin Privatmbylleni dritaren e Shfletimit Privat.
  • Sigurohuni që butoni i Firefox-it nuk është ngjyrë patëllxhane. Në qoftë, përfundojeni sesionin e Shfletimit Privat, duke klikuar mbi butonin Firefox dhe duke përzgjedhur Ndale Shfletimin Privatmbylleni dritaren e Shfletimit Privat.
  • Sigurohuni që butoni i Firefox-it nuk është ngjyrë patëllxhane. Në qoftë, mbylleni dritaren e Shfletimit Privat.

Mundet edhe që të jeni vazhdimisht nën gjendjen Shfletim Privat:

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime. .
  2. Përzgjidhni panelin Privatësi.
  3. Nëse Firefox-i: është caktuar si Do të përdorë rregullime vetjake për historikun, sigurohuni që nuk është përzgjedhur Përdor përherë mënyrën e shfletimit vetjak.
    • Në qoftë, hiqjani shenjën dhe rinisni Firefox-in.
  4. Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu. .

Fjalëkalimet zënë e hiqen vetvetiu

Firefox-i mund të rregullohet që t’i heqë fjalëkalimet, kur mbyllet. Për ta çaktivizuar këtë veçori:

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime. .
  2. Përzgjidhni panelin e Privatësisë.
  3. Nëse Firefox-i: është rregulluar si Do të përdorë rregullime vetjake për historikun dhe është përzgjedhur zëri Pastroje historikun kur mbyllet Firefox-i, klikoni mbi butonin Rregullime….
  4. Sigurohuni që nuk është përzgjedhur Fjalëkalimet e Ruajtura.
  5. Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu. .

Firefox-i tani është formësuar që të mos i heqë fjalëkalimet tuaj, kur e mbyllni.

Software përgjegjësi fjalëkalimesh

Mund të keni software përgjegjësi fjalëkalimesh, ndoshta si veçori të përfshirë në ndonjë software Sigurie, që e pengon Firefox-in të ruajë fjalëkalimet. Shihni rregullimet e përgjegjësit të fjalëkalimeve. Për më tepër të dhëna, shihni Ku ruhen të dhënat e mia për hyrjet?

Nuk shfaqet pyetja Të Mbahet Mend Fjalëkalimi

Disa versione përudhësish grafikë mund të kenë probleme të shfaqin pyetje apo kërkesa të tilla. Për të parë nëse kjo vlen për rastin tuaj, ndiqni hapat e Diagnostikim zgjerimesh, temash dhe problemesh përshpejtimi hardware, me qëllim që të zgjidhen probleme të rëndomta në Firefox.

Sajtet e ndalojnë ruajtjen e fjalëkalimeve

Disa sajte, për arsye sigurie, nuk e lejojnë ruajtjen e fjalëkalimeve për ta. Nëse i keni ndjekur hapat e mësipërn, por prapë nuk ju kërkohet të ruani një fjalëkalim, kur hyni në një sajt të dhënë, ai sajt mund ta ketë të çaktivizuar ruajtjen e fjalëkalimeve.




Bazuar në të dhëna nga User name and password not remembered (mozillaZine KB)

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër