Fjalorth

Ky artikull nuk mirëmbahet më, ndaj lënda e tij mund të jetë e vjetruar.

Ky fjalor jepet thjesht për informacion, dhe nuk është paraparë për t'u marrë si përshkrim i plotë apo autoritativ i termave të përkufizuar më poshtë apo i stërhollimeve rreth vetësisë ose/dhe sigurisë së teknologjive të përshkruara.

adresë protokolli Internet (adresë IP)

Adresa e një kompjuteri në një rrjet TCP/IP. Çdo kompjuter në një rrjet ka një adresë IP të vetën. Klientët kanë ose një adresë IP të përhershme, ose një që u jepet ndryshueshëm çdo herë që lidhen me rrjetin.

Një grimë të dhënash e ruajtur në kompjuterin tuaj nga disa site-e Web. Kur vizitoni një site të tillë, site-i i kërkon Firefox-it të vendosë në hard diskun tuaj një ose më tepër cookie. Më vonë, kur kaloni sërish te site-i, Firefox-i i dërgon site-it cookie-t përkatëse. Cookie-t i ndihmojnë site-et të ndjekin të dhëna rreth jush, për shembull, përmbajtje liste blerjesh. Mund t'i rregulloni parapëlqimet tuaja për cookie të kontrollojnë se si ruhen cookie-t dhe se sa të dhëna rreth jush dëshironi të ruhen në to nga site-et Web.

çkodim

Procesi i ribërjes së të dhënave që kanë qenë koduar. Shihni edhe kodim.

dëshmi

E njëvlefshmja shifrore e një karte ID. Një dëshmi tregon emrin e një individi, shoqërie, ose entiteti tjetër dhe dëshmon që një kyçi publik, i cili është përfshirë në dëshmi, i përket këtij entiteti. Kur nënshkruhet numerikisht një mesazh ose të dhëna të tjera, nënshkrimi shifror për atë mesazh krijohet me ndihmën e një kyçi vetjak që i përgjigjet atij publik në dëshminë tuaj.

Extensible Markup Language (XML)

Një standard i hapur përshkrimi të dhënash. Ndryshe nga HTML-ja, XML-ja i lejon hartuesit të një faqeje web të përkufizojë etiketa speciale. Për më tepër të dhëna, shihni dokumentimin e W3C-së online Extensible Markup Language (XML).

faqe hyrëse

Faqja të cilën Firefox-i është rregulluar ta shfaqë çdo herë që e nisni, ose kur klikoni butonin Faqe Hyrëse. E njohur edhe si faqja kryesore për një site Web, nga e cila mund të eksploroni pjesën tjetër të site-it.

faqe web

Një dokument çfarëdo në World Wide Web, që tregohet nga një adresë e vetme ose URL. Një faqe web mund të përmbajë tekst, tejlidhje, dhe grafikë.

faqerojtës

Një URL (adresë faqeje web) te e cila mund të shkoni lehtësisht duke klikuar një ikonë faqerojtësi te Paneli i Faqerojtësave, ose duke zgjedhur emrin e faqerojtësit prej menusë Faqerojtësa.

Faqerojtës i Gjallë

Një tip i veçantë faqerojtësi që sillet si një dosje e cila përmban brenda lidhjet e një prurjeje. Mund të krijoni Faqerojtësa të Gjallë duke vizituar faqe me prurje, duke klikuar te ikona e Faqerojtësve të Gjallë te Shtylla e Gjendjes, dhe përzgjedhur formatin e prurjes që doni të përdoret.

FIPS PUBS 140-1

Federal Information Processing Standards Publications (FIPS PUBS) 140-1 është një standard qeveritar i ShBA-ve për krijim modulesh kriptografikë — domethënë, hardware ose software të cilët kodojnë dhe çkodojnë të dhëna ose kryejnë veprime të tjerë kriptografike (si krijim ose verifikim nënshkrimesh shifrorë). Shumë produkte të shitur qeverisë së ShBA-ve duhet të përputhen me një ose më tepër standarte FIPS.

fjalëkalim i përgjithshëm

Një fjalëkalim i përdorur për të mbrojtur fjalëkalime të ruajtur dhe të tjera të dhëna vetjake. Firefox-i do t'ju kërkojë fjalëkalimin tuaj të përgjithshëm kur doni të hyni në ato të dhëna. Nëse keni disa pajisje sigurie, çdo pajisje sigurie do të kërkojë një fjalëkalim të përgjithshëm të veçantë.

fshehtinë

Një përmbledhje kopjesh faqesh web, të ruajtura në hard diskun e kompjuterit tuaj ose në kujtesën RAM të tij. Firefox-i i grumbullon këto kopje ndërkohë që ju shfletoni Web-in. Kur klikoni ose shkruani një URL për të sjellë një faqe çfarëdo web, për të cilën fshehtina përmban tashmë një kopje, Firefox-i krahason kopjen e fshehtinës me origjinalen. Nëse nuk ka pasur ndryshime, Firefox-i përdor kopjen e fshehtinës në vend që të ringarkojë origjinalin, duke kursyer kohë shkarkimi dhe procesimi.

Hypertext Markup Language (HTML)

Formati i dokumenteve i përdorur për faqe Web. Standardi HTML përkufizon etiketa, ose kode, të përdorur për përkufizim skemash teksti, shkronjash, stilesh, figurash, dhe elementësh të tjerë që formojnë një faqe Web.

ID shifrore

Shihni dëshmi.

Internet

Një rrjet mbarëbotëror prej miliona kompjuterash që ndërlidhen me njëri tjetrin duke përdorur protokolle standard si TCP/IP. I hartuar fillimisht për ushtrinë e ShBA-ve më 1969, Interneti u zgjerua për të përfshirë institute kërkimi dhe edukimi dhe, nga fundi i viteve '90, miliona biznese, organizma dhe individë. Sot Interneti përdoret për email, shfletim të World Wide Web-it, mesazhe të atypëratyshëm, grupe lajmesh dhe mjaft qëllime të tjera.

Java

Një gjuhë programimi e zhvilluar nga Sun Microsystems. Një program Java i vetëm mund të xhirojë në mjaft lloje të ndryshme platformash dhe sistemesh operativë, duke mënjanuar kështu nevojën që programuesit të krijojnë një version të veçantë të çdo programi, për çdo lloj platforme/sistemi operativ. Pasi të jetë instaluar Java, Firefox-i mund të shkarkojë dhe xhirojë automatikisht programe Java (të quajtur edhe zbatimthe).

JavaScript

Një gjuhë për scripting e përdorur gjerësisht për të ndërtuar faqe Web. Programuesit e përdorin JavaScript-in për t'i bërë faqet web më ndërvepruese; JavaScript-i përdoret shpesh për të shfaqur në mënyrë dinamike formularë dhe butona përzgjedhjesh. JavaScript-i mund të përdoret me Java, por teknikisht është një gjuhë më vete. Java nuk është e domosdoshme që JavaScript-i të punojë saktë.

klient

Program (për shembull, një shfletues Interneti) që dërgon kërkesa për dhe merr përgjigje prej një shërbyesi, i cili zakonisht xhiron në një tjetër kompjuter. Një kompjuter në të cilin xhiron programi klient thirret edhe klient.


kodim

Procesi i shpërbërjes së të dhënave në një mënyrë që u fsheh kuptimin. Për shembull, lidhjet e koduara midis dy kompjuterash e bëjnë shumë të vështirë për palë të treta ribërjen, ose çkodimin, e të dhënave që rrjedhin përmes lidhjes. Të dhënat e koduara mund të çkodohen vetëm nga dikush që ka kyçin e duhur.

kriptografi

Arti dhe praktikat e shpërbërjes (kodimit) dhe ribërjes (çkodimit) të të dhënave. Për shembull, teknikat kriptografike përdoren për të shpërbërë dhe ribërë rrjedha të dhënash që rrjedhin midis Firefox-it dhe site-esh Web komercialë.

kyç vetjak

Njëri prej dy kyçave të një çifti kyçesh përdorur në kriptografi kyçesh publikë. Kyçi vetjak ruhet fshehtas dhe përdoret për të çkoduar të dhëna që janë koduar me kyçin publik përgjegjës.

lidhje e sigurt

Me një lidhje të sigurt, shpërngulja e të dhënave mes shërbyesit dhe shfletuesit vendor është e koduar. Kodimi mund të bëhet përmes protokollesh të ndryshëm (për shembull Secure Sockets Layer (SSL)) dhe me fortësi të ndryshme kodimi (për shembull 256 Bit, 1.024 Bit, etj.). Përgjithësisht, sa më tepër bite aq më e mbrojtur lidhja. Shihni po ashtu kodim, site i sigurt, kriptografi.

mirëfilltësim

Të përdorurit e një fjalëkalimi, dëshmie, numri vetjak identifikimi (PIN), ose të dhënash të tjera, për të vlerësuar një identitet nëpër një rrjet kompjuterash.

motor kërkimesh

Një program me bazë Web që u lejon përdoruesve të kërkojnë dhe të marrin të dhëna prej World Wide Web-it. Motori i kërkimeve mund të kërkojë tërë tekstin e dokumenteve Web ose një listë fjalëkyçesh, ose të përdorë biblioteka të cilat shqyrtojnë dokumente Web dhe i sistemojnë ata dorazi për shfrytëzim. Përgjithësisht, përdoruesi shtyp një fjalë, ose një fjali, në një kuti kërkimi dhe motori i kërkimit shfaq lidhje faqesh Web që kanë përmbajtje të përpiktë, ose të përafërt, me atë çka u kërkua.

ndërmjetës

Një program ndërmjetës ose "shko-ndërmjet" që vepron edhe si shërbyes, edhe si klient në bërje kërkesash për llogari klientësh të tjerë.

Panel Faqerojtësish

Paneli që mund të përshtatet e që, si parazgjedhje, në Firefox shfaqet pikërisht nën Shtyllë Vendesh. Përmban butona për faqerojtësit tuaj më të pëlqyer (ose dosje që përmbajnë grupe faqerojtësish), të cilët mund t'i shtoni ose hiqni.

Panel Lundrimi

Paneli afër kreut të dritares së Firefox-it që përmban butonat Mbrapsht dhe Para.

Përgjegjës Fjalëkalimesh

Pjesa e Firefox-it që mund t'ju ndihmojë duke mbajtur mend disa, ose tërë emrat dhe fjalëkalimet tuaj, duke i ruajtur në hard diskun e kompjuterit, dhe duke i dhënë ata automatikisht për ju kur vizitoni site-e të tillë.

PKCS #11

Standardi i kriptografisë me kyç publik që përdorin pajisjet e sigurisë, si për shembull smart cards.

Protokoll Kontrolli Transmetimesh/Protokoll Interneti (TCP/IP)

Një protokoll Unix i përdorur për të lidhur kompjutera që punojnë në sisteme të ndryshëm operativë. TCP/IP është një protokoll thelbësor i Internetit dhe është shndërruar në një standard mbarëbotëror.

Protokoll Shpërnguljeje Kartelash (FTP)

Një standard që u lejon përdoruesve të kalojnë kartela nga një kompjuter te një tjetër përmes një rrjeti. Mund të përdorni Firefox-in për të dhënë e marrë kartela duke përdorur FTP.

prurje

Një faqe web XML e cila përmban një listë lidhjesh për te faqe të tjera web. Prurjet mund të lexohen nga programe enkas, për të krijuar prej lidhjeve një listë titujsh, vetvetiu të përditësueshme kur ka ndryshime. Site-et web të lajmeve i përdorin prurjet për të botuar shpejt titujt e lajmeve më të fundit, dhe ditaret vetjakë online i përdorin shpesh prurjet për të njoftuar shpejt vizitorët rreth shkrimesh të reja. Shihni gjithashtu Faqerojtës të Gjallë.

Secure Sockets Layer (SSL)

Një protokoll që lejon mirëfilltësim të ndërsjelltë ndërmjet një [#client klienti] dhe një [#server shërbyesi] me qëllim vendosjen e një lidhjeje të mirëfilltësuar dhe koduar. SSL xhiron përsipër TCP/IP-së dhe nën HTTP-në, LDAP-in, IMAP-in, NNTP-në dhe protokolle të tjerë rrjetesh të nivelit të lartë. Standardi i ri i Internet Engineering Task Force (IETF) i quajtur Transport Layer Security (TLS) bazohet në SSL. Shihni gjithashtu edhe [#authentication mirëfilltësim], [#encryption kodim].

site i sigurt

Site që përdor kodim gjatë lidhjesh me Firefox-in për të parandaluar përdorues të tjerë keqdashës të shohin të dhënat e transmetuara. Kur vizitoni site-e të sigurtë, Firefox-i shfaq një ikonë dryni te Shtylla e Gjendjes, dhe ikona te Shtylla e Vendeve ndërron ngjyrën. Firefox-i gjithashtu shfaq te Shtylla e Gjendjes emrin e përkatësisë për site-in, (për të parandaluar vjedhjen e të dhënave tuaja nga site-e keqdashës).

site web

Një grup faqesh Web që kanë lidhje logjike mes tyre, të lidhura me tejlidhje, dhe të mirëmbajtura nga një shoqëri e veçantë, organizëm, ose individ. Një site Web mund të përmbajë tekst, grafikë, kartela audio dhe video, dhe lidhje për te faqe të tjera Web.

shfletues

Program kompjuteri i përdorur për të parë World Wide Web-in (zakonisht i quajtur Internet); i quajtur edhe "shfletues web" ose "shfletues Interneti". Një shfletues është Firefox-i, ta zëmë. Te shfletuesit e tjerë përfshihen Chrome i Google-it, Safari i Apple-it, Internet Explorer nga Microsoft-i, dhe Opera nga Opera Software.

shërbyes

Software (si për shembull ai që shërben faqe Web) që merr kërkesa prej dhe dërgon të dhëna te një klient, i cili zakonisht xhiron në një kompjuter tjetër. Një kompjuter në të cilin xhiron programi shërbyes përshkruhet edhe si shërbyes.

shtojcë

Shtojcat i shtojnë Firefox-it aftësi të reja, si për shembull mundësinë për të luajtur copëza audio ose video. Ndryshe nga lloje të tjerë zbatimesh ndihmës, një shtojcë e instalon veten te drejtoria e Shtojcave brenda drejtorisë kryesore ku është instaluar Firefox-i dhe, përgjithësisht, mund të hapet brenda vetë Firefox-it (së brendshmi). Për shembull, një shtojcë audio ju lejon të dëgjoni kartela audio të një faqeje web ose të një mesazhi e-mail. Si Macromedia Flash Player, ashtu edhe Java, janë që të dy shembuj shtojcash.

Shtyllë Gjendjeje

Paneli që duket në fund të cilësdo dritare Firefox-i. Shfaq ikona lidhur me shtesat dhe të tjerë treguesa gjendjeje. Në Firefox 4 Shtylla e Gjendjes është zëvendësuar me Shtyllën e Shtesave.

Shtyllë Vendesh

Fusha (dhe butonat përkatës) afër kreut të një dritareje Firefox-i ku mund të shtypni një URL ose terma kërkimi. E quajtur gjithashtu edhe Shtylla e Mahnitshme ose shtylla e adresave.

tejlidhje

Referencë (lidhje) nga një pikë e një dokumenti [[Fjalorth#w_tejtekst|tejtekst] te (një pikë diku në) një tjetër dokument ose vend tjetër i të njëjtit dokument. Shfletuesi zakonisht i shfaq tejlidhjet në mënyrë të dallueshme, për shembull në ngjyrë, shkronja ose stil ndryshe nga pjesa tjetër e dokumentit. Kur përdoruesi të klikojë mbi lidhjen, shfletuesi do të shfaqë skajin tjetër të lidhjes.

tejtekst

Përmbledhje dokumentash (ose "nyjesh") që përmbajnë ndër-referenca ose "lidhje" të cilat, me ndihmën e një programi shfletues ndërveprues, i lejojnë lexuesit të kalojnë nga një dokument në një tjetër.

TLS

Shihni Secure Sockets Layer (SSL).

Transmission Control Protocol/Internet Protocol (TCP/IP)

Një protokoll Unix i përdorur për të lidhur kompjuterat që funksionojnë në një larmi sistemesh operativë. TCP/IP-ja është pjesë thelbësore e protokollit Internet dhe është shndërruar në standard mbarëbotëror.

Uniform Resource Locator (URL)

Adresa e standardizuar që i tregon Firefox-it ku të gjejë një kartelë ose një tjetër burim në Web (për shembull, http://www.mozilla.org). Për t'u futur në një faqe Web, mund të shtypni URL-ra te Shtylla e Vendeve te Firefox-i. URL-të përdoren edhe në lidhje faqesh Web të cilat mund t'i klikoni për të shkuar në faqe të tjera Web. Vendtreguesi i Njëtrajtshëm i Burimeve njihet edhe si adresë Internet ose Web.

World Wide Web

I njohur edhe si Web. Një pjesë e Internetit që përbëhet nga faqe web të ruajtura në shërbyesa web dhe të shfaqura nga klientë të quajtur shfletuesa web (për shembull Firefox-i).

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër