Çaktivizoni Firefox Sync-un për një telefon apo një tablet të humbur

Ky artikull mund të jetë i vjetruar.

Te artikulli në Anglisht, te i cili ky bazohet, është bërë një ndryshim i rëndësishëm. Deri kur kjo faqe të përditësohet, mund të jetë e dobishme kjo këtu: Disable Firefox Sync on a lost phone or tablet

Kështu pra, sapo humbët pajisjen tuaj (na vjen keq për këtë) dhe u kujtuat që keni përdorur Firefox Sync-un për të patur në të krejt emrat tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimet. Ky artikull përshkruan se çfarë do të duhej të bënit për t'ia parandaluar dikujt hyrjen në fjalëkalimet tuaj te pajisja e humbur.

Së pari, ndryshoni fjalëkalimin tuaj për Sync-un, prej një kompjuteri me llogarinë tuaj Sync

Ky hap do të parandalojë lidhjen e telefonit tuaj të humbur me shërbyesin e njëkohësimeve dhe marrjen e krejt fjalëkalimeve të rinj që do t'ju duhet të krijoni (shihni pjesën pasuese).

  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Shkoni te paneli i Sync-ut dhe klikoni shigjetën në krah të Administroni Llogari që të zgjeroni menunë.
  3. Klikoni mbi Ndryshoni Fjalëkalimin. Do të shfaqet dritarja Ndryshoni Fjalëkalimin.
  4. Jepni fjalëkalimin tuaj të ri dhe klikoni mbi Ndryshoje Fjalëkalimin.
  5. Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu.
  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Te paneli Mundësi Sync-u, klikoni te lidhja Administroni në krah të emrit të llogarisë suaj, që të hapni faqen Administroni llogari.
  3. Te faqja Administroni llogari, klikoni mbi Ndryshoni fjalëkalimin.
  4. Jepni te fusha fjalëkalimin tuaj të ri dhe klikoni mbi butonin Ndryshoje Fjalëkalimin.
  5. Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu.
  1. Klikoni butonin e menusë New Fx MenuFx57Menu dhe zgjidhni Mundësi.Parapëlqime.
  2. Shkoni te paneli i Sync-ut dhe klikoni shigjetën në krah të Administroni Llogari që të zgjeroni menunë.
  3. Klikoni mbi Ndryshoni Fjalëkalimin. Do të hapet dritarja Ndryshoni Fjalëkalimin Tuaj.
  4. Jepni fjalëkalimin tuaj të ri dhe klikoni mbi Ndryshoje Fjalëkalimin.
  5. Mbylleni faqen about:preferences. Çfarëdo ndryshimesh që bëtë, do të ruhet vetvetiu.

Së dyti, ndryshoni krejt fjalëkalimet e llogarive tuaja, prej një kompjuteri që përdor llogarinë tuaj Sync

Është e rëndësishme të ndryshohet fjalëkalimi juaj për njëkohësimet, përpara se të ndryshoni fjalëkalimet e llogarive të tjera, që kështu pajisja e humbur të mos njëkohësojë fjalëkalimet tuaj të rinj.

Kjo pjesë ha më shumë kohë, por është e rëndësishme. Nëse nuk ndryshoni fjalëkalimet për raste si llogaria juaj bankare, do të jetë e mundur për dikë të hyjë në llogarinë tuaj prej pajisjes së humbur.

Shihni Si të Zgjidhni Fjalëkalime Më të Sigurt për një rrugë të lehtë se si të krijoni fjalëkalime më të mirë.

Nëse keni të caktuar një fjalëkalim të përgjithshëm te pajisja tjetër dhe nuk e patët lënë Firefox-in hapur, nuk keni nevojë të bëni gjë tjetër.


 

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër