Shtylla e Gjendjes në fund të dritares së Firefox-it është ndryshuar te Firefox 4 dhe disa nga veçoritë e saj janë kaluar në vende të tjera. Ky artikull shpjegon ku ta gjeni gjithçka dhe ju jep edhe një lidhje për te një shtesë që rikrijon Shtyllën e vjetër të Gjendjes.
Gjedhja "Only in Fx4" nuk ekziston ose nuk ka rishikim të miratuar.
Tabelë e Lëndës
Shtylla e re e Gjendjes
Shtylla e re e Gjendjes te Firefox-i shfaq vetëm gjendjen për ngarkim faqesh dhe paraparje lidhjesh. Kur asnjë prej këtyre nuk është më i nevojshëm, ajo thjesht tretet.
Me çfarë ngjan paraparja e lidhjeve?
Kur vendosni kursorin sipër një lidhjeje, në anën e poshtme majtas të faqes shfaqet një flluskë me pararjen e URL-së.
Ku gjendet treguesi për ngarkimin e faqes?
Kur Firefox-i është duke ngarkuar figura dhe të tjera zëra nga një site web, në anën e poshtme majtas të faqes shfaqet flluska e gjendjes dhe tregon URL-të prej nga vijnë gjërat. Nëse flluska e gjendjes ju zë rrugën, mund t'i kaloni kursorin përsipër dhe ajo do të hidhet në anën e djathtë të faqes. Kur mbaron ngarkimi i faqes, flluska e gjendjes zhduket.
Ku gjendet treguesi për gjendjen e shkarkimit?
Gjendja e shkarkimeve mund të shihet te Dritarja e Shkarkimeve që hapet kur duhet, sa herë që shkarkoni një kartelë.
Ku gjenden Shtesat e mia?
Mjaft Shtesa vendosnin një ikonë te Shtylla e Gjendjes, të cilat ju lejonin hyrje të shpejtë te rregullimet dhe veçoritë e tyre. Tani ato kanë një panel krejt për veten, të quajtur shtylla e Shtesave. Shtylla e Shtesave, si parazgjedhje, nuk duket — duket vetëm kur instaloni një shtesë që e përdor. Për të mësuar më tepër, shihni Çfarë është Shtylla e Shtesave?
Si mund ta kthej Shtyllën e vjetër të Gjendjes?
Shtylla e vjetër e Gjendjes vdiq, jetë të gjatë Status-4-Evar! Status-4-Evar është një shtesë që rikrijon krejt funksionet e Shtyllës së vjetër të Gjendjes dhe ju lejon t'i shtoni ato te Shtylla e re e Shtesave.