Përdorni shtojcën Java që të shihni lëndë ndërvepruese në sajte web

Ky artikull nuk mirëmbahet më, ndaj lënda e tij mund të jetë e vjetruar.

E rëndësishme: Për arsye sigurie, Firefox-i e ka ndërprerë përdorimin e vetvetishëm të disa versioneve shtojcës Java. Sidoqoftë, mundeni prapë ta përdorni Java-n në sajte të besuar. Mësoni më tepër.

Mjaft faqe web, për lëndë ndërvepruese, fjala vjen lojëra, përdorin zbatimthe Java. Përpara se Firefox-i të mund të xhirojë një zbatimth Java, lypset të keni të instaluar si duhet dhe aktivizuar shtojcën për Java. Java është një gjuhë programimi që mund të xhirojë nën Windows, Mac, Linux, dhe të tjerë sisteme kompjuterësh. Ky artikull ju ndihmon të instaloni dhe përditësoni Java-n dhe ta vini në punë në Firefox.

  • Java nuk është e njëjta gjë me JavaScript-in (shihni këtë artikull për të dhëna rreth JavaScript-it).

Instalim ose përditësim i Java-s

Instalim ose përditësim dorazi

  1. Shkoni te faqja e shkarkimeve te java.com.
  2. Klikoni mbi butonin Free Java Download.
  3. Klikoni mbi butonin Agree and Start Free Download që ta shkarkoni instaluesin Java në kompjuterin tuaj.
  4. Pasi të jetë plotësuar shkarkimi, mbylleni Firefox-in.
  5. Hapni kartelën që shkarkuat që të fillojë instalimi i Java-s.

Përditësim vetvetiu

Java për Windows përfshin një mekanizëm Përditësimi Java që kontrollon rregullisht për përditësime dhe ju njofton kur ka gati për instalim një përditësim.

Shënim: Që të eliminoni cenueshmëri potenciale sigurie dhe për të kursyer hapësirë disku, do të duhej të hiqni çfarëdo versioni Java të vjetër që mund të jetë ende i instaluar. Për më tepër të dhëna, shihni faqen Ndihmë mbi Java-n How do I uninstall Java on my Windows computer?.

Mac OS X 10.6 dhe më të hershëm

Java është e instaluar që me sistemin operativ. Që të përditësoni Java-n, përdorni mekanizmin Mac OS X Software Update.

Mac OS X 10.7 dhe më të rinj

Java nuk është e instaluar tok me sistemin operativ. Që të instaloni versionin më të ri të Java-s, shkoni te the faqja e shkarkimeve te java.com. Për domosdoshmëri sistemi dhe udhëzime instalimi shihni faqen e Ndihmës mbi Java-n How do I install Java for my Mac?.

Që ta përditësoni Java-n, shkoni te System Preferences, klikoni mbi ikonën Java që të hapni Java Control Panel, mandej shkoni te skeda Update dhe klikoni mbi butonin Update Now. Për hollësi shihni faqen e Ndihmës mbi Java-n How do I update Java for my Mac?.

Për ndihmë rreth instalimit ose përditësimit të Java-s nën Linux, shihni artikullin Manual Installation and Registration of Java Plugin for Linux nga Oracle.

Si ta testoni Java-n

Që të shihni nëse Java është instaluar dhe aktivizuar në Firefox, vizitoni faqen e testimi të Java-s te java.com.

Kur vizitoni këtë faqe, mund t'ju duhetnormalisht do t'ju duhet të aktivizoni Java-n. Artikulli Si ta aktivizoj Java-n, nëse është bllokuar ju shpjegon se si. Mund të shihni të shfaqet edhe një dialog sigurie që ju kërkon të ripohoni se doni që Java të xhirojë. Ky mesazh mbi sigurinë është i Java-s, jo i Firefox-it. Për më tepër të dhëna, shihni faqen e ndihmës për Java-n What should I do when I see a security prompt from Java?.

Aktivizimi i Java-s

Nëse Java nuk funksionon, sigurohuni që shtojca Java të jetë e aktivizuar, te skeda Përgjegjës Shtesash:

  1. Gjedhja "Hapni Shtesa" nuk ekziston ose nuk ka rishikim të miratuar.
  2. Klikoni mbi shtojcën Java (TM) PlatformJava Plug-in 2 for NPAPI Browsers (Mac OS 10.5 & 10.6) ose Java Applet Plug-in (Mac OS 10.7 dhe më të rinj)shtojcën Java që ta përzgjidhni.
  3. Klikoni mbi butonin Aktivizoje (nëse te butoni lexohet Çaktivizoje, Java është tashmë e aktivizuar).
  1. Gjedhja "Hapni Shtesa" nuk ekziston ose nuk ka rishikim të miratuar.
  2. Klikoni te shtojca Java (TM) PlatformJava Applet Plug-inshtojca Java që ta përzgjidhni.
  3. Nëse Java është e çaktivizuar, do të shihni një buton Mos e Aktivizo Kurrë. Hapni menunë e tij hapmbyll dhe përzgjidhni Aktivizoje Përherë që të aktivizoni Java-n. (Nëse mundësia e vetme aty është Pyetmë për Aktivizim, do të thotë që Java është bllokuar për t'ju mbrojtur. Shihni Si të aktivizohet Java, nëse është bllokuar.)
  1. Gjedhja "Hapni Shtesa" nuk ekziston ose nuk ka rishikim të miratuar.
  2. Klikoni mbi shtojcën Java (TM) PlatformJava Applet Plug-inshtojcën Java që ta përzgjidhni.
  3. Nëse Java është e çaktivizuar, do të shihni një buton Mos e Aktivizo Kurrë. Hapni menunë e tij hapmbyll dhe përzgjidhni mundësinë që aktivizon Java-n. Mundësia e këshilluar (parazgjedhja) është Pyetmë për Aktivizim, çka ju lejon ta xhironi Java-n, kur pyeteni.
Shënim: Lypset të aktivizoni shtojcën "Java(TM) Platform", nëse është e çaktivizuar. Shtojca "Java Deployment Toolkit" përdoret nga programuesit Java për të zbuluar versionin tuaj Java dhe për të krijuar zbatimet e tyre Java dhe nuk është e nevojshme të aktivizohet që të funksionojë Java.

Diagnostikim

Pasi të jetë aktivizuar Java në sistemin tuaj operativ dhe përmes mundësive te Firefox-i, Java mundet prapë të mos arrijë të punojë si pritet. Që ta aktivizoni Java-n, provoni sa vijon:

Çinstaloni JavaFX-in, në qoftë i instaluar

Në disa raste, pas përditësimit nga një version më i hershëm i Java-s në versionin Java 7 Update 10 ose më të ri, shtojca Java (TM) Platform nuk kapet më nga sistemi. Kjo mund të rrjedhë prej një kundërvënie mes Java-s dhe një instalimi më vete të JavaFX-i, i cili e pengon shtojcën Java të regjistrojë veten si duhet. Për të zgjidhur problemin, çinstaloni JavaFX-in. Për më tepër të dhëna, shihni këtë java.com faqe ndihme.

Hiqni kartela të vjetruara shtojcash Java prej dosjes së shtojcave të Firefox-it

Mundet, në të kaluarën, t'i keni kopjuar shtojcat Java te një dosje shtojcash Firefox-i. Prania e kartelave të shtojcave Java prej versionesh të vjetër te dosja e shtojcave të Firefox-it, mund ta pengojë funksionimin e Java-s.

  1. Gjedhja "Hapni Shtesa" nuk ekziston ose nuk ka rishikim të miratuar.
  2. Përzgjidhni shtojcën Java(TM) Platform dhe sigurohuni që është e aktivizuar.
  3. Kontrolloni që shtojca Java(TM) Platform kapet saktë nga sistemi. Për shembull, nëse keni të instaluar Java 7 Update 45, shtojca Java te skeda e Përgjegjësit të Shtojcave duhet të shfaqet si Java(TM) Platform SE 7 U45.
  4. Nëse ju del se kartelat e treguara për shtojcën Java nuk përputhen me versionin tuaj të tanishëm të Java-s, mund të keni te dosja e shtojcave të Firefox-it kartela të vjetruara shtojcash Java, të cilat duhen hequr.

Dosja e shtojcave të Firefox-it, nëse ekziston, zakonisht gjendet në vendin vijues:
C:\Program Files\Mozilla Firefox\plugins në Windows 32-bit, C:\Program Files (x86)\Mozilla Firefox\plugins në Windows 64-bit

Tjetër software që mund të bllokojë Java-n

Edhe nëse Java është instaluar dhe aktivizuar në Firefox, mund të bllokohet nga software tjetër ose shtesa të Firefox-it, si këto që vijojnë:

  • Programi ZoneAlarm Pro mund ta bllokojë Java-n. Për më tepër të dhëna rreth aktivizimit të Java-s në prani të këtij programi, shihni te forumi i ZoneAlarm Pro-së.
  • Zgjerimi NoScript për Firefox-in do ta bllokojë Java-n. Për më tepër të dhëna, shihni FAQ për NoScript.

Burime shtesë

  • Faqja Java FAQs te java.com jep përgjigje për disa nga pyetjet e bëra shpesh.




Bazuar në të dhëna nga Java (mozillaZine KB)

 

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër