Rikthim i Firefox-it te parazgjedhjet - ndreqje e kollajtë për shumicën e problemeve

Nëse keni probleme me Firefox-in, rikthimi i i tij te vlerat parazgjedhje mund t'ju vijë në ndihmë. Ky hap ndreq mjaft probleme, duke e kthyer Firefox-in te rregullimet e fillimit fare, teksa ruhen të dhënat tuaja thelbësore, të tilla si faqerojtësit dhe skedat e hapura.

Rikthejeni Firefox-in te gjendja e tij parazgjedhje

  1. Klikoni drejt e mbi këtë buton Rifreskoni Firefox-in, nëse këtë faqe po e shihni në Firefox.
    Kjo nuk do të funksionojë, nëse po përdorni tjetër shfletuesi ose që nga një pajisje celulare.
  2. Që të vazhdohet, klikoni mbi Rifreskoni Firefox-in te dritarja që hapet.
  3. Firefox-i do ta mbyllë që të rifreskohet. Pasi të përfundohet, te një dritare do të shfaqen të dhënat e importimit. Klikoni Përfundoje dhe Firefox-i do të hapet.

Shënim: Ka gjithashtu edhe një buton Rifreskoni Firefox-in te dritarja Mënyra e Parrezik e Firefox-it, nëse s’e nisni dot normalisht Firefox-in. Nëse s’jeni në gjendje të gjeni butonin Rifreskoni Firefox-in te versioni juaj i Firefox-it, mund të bëni edhe një rifreskim dorari, duke krijuar një profil të ri. Shihni udhëzimet se si të krijoni një profil të ri.

Çfarë kryen mekanizmi i rikthimit?

Krejt rregullimet tuaja për Firefox-in dhe të dhënat personale ruhen te dosja e profilit. Mekanizmi i rikthimit funksionon përmes krijimit për ju të një dosjeje profili të ri, teksa ruan të dhënat tuaja të rëndësishme.

Firefox-i do të ruajë këto gjëra:

  • Faqerojtësit
  • Historikun e shfletimit
  • Fjalëkalimet
  • Cookie-t
  • Të dhëna vetëplotësimesh formularësh Web
  • Faqerojtësit
  • Historikun e shfletimit
  • Fjalëkalimet
  • Cookie-t
  • Të dhëna vetëplotësimesh formularësh Web
  • Fjalorë personalë
  • Faqerojtësit
  • Historikun e shfletimit
  • Fjalëkalimet
  • Cookie-t
  • Dritare, skeda dhe grupe skedash të hapura
  • Të dhëna vetëplotësimesh formularësh Web
  • Fjalorë personalë

Këto objekte dhe rregullimet do të hiqen:

Shënim: Profili juaj i vjetër i Firefox-it do të vendoset në desktopin tuaj në një dosje të emërtuar "Old Firefox Data." Nëse rirregullimi nuk e ndreq problemin tuaj, përmes kopjimit të kartelave te një profil i ri i krijuar mund të rimerrni disa prej të dhënave që nuk u ruajtën. Nëse kjo dosje nuk ju hyn më në punë, do të duhej ta fshinit sepse përmban të dhëna me spec.

 

Qe i dobishëm ky artikull?

Ju lutemi, prisni...

Në shkrimin e këtij artikulli ndihmuan këta persona të mirë:

Illustration of hands

Vullnetar

Shtoni dhe ndani me të tjerët ekspertizën tuaj. Përgjigjuni pyetjeve dhe përmirësoni bazën tonë të dijeve.

Mësoni Më Tepër